Vucic: Kjo pyetje imja lidhun me Kosovën ende nuk ka marrë përgjigje nga BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, asht deklarue nga Gjeneva ku mori pjesë në dialogun strategjik për Ballkanin Perëndimor, të organizuem nga Forumi Botëror i Ekonomisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thanë se ende nuk ka marrë përgjigje nëse Serbia ka me u ba anëtare e Bashkimit Europian deri në vitin 2025, nëse zgjidh problemin me Kosovën.

Ai këto deklarata i bani në Gjenevë, ku mori pjesë në dialogun strategjik për Ballkanin Perëndimor, të organizuem nga Forumi Botnor i Ekonomisë, raportpojnë mediat serbe

“Serbia nuk asht aq euro-optimiste si Shqipnia dhe Maqedonia e Veriut. Na jemi në rrugën europiane, por presim qasje tjetër. Nuk e lusim askend, por kërkojmë të ardhme të qartë”, tha Vucic.

“Duhet me ditë dhe për këtë arsye i kam pyetë shumëkend në BE se nëse zgjidhim problemin me Kosovën, a kemi me u ba anëtar të BE deri më 2025. Nuk kam marrë përgjigje të qartë”, shtoi ai.

Shperndaje në: