Palmer tregon a e ka mbështetjen e SHBA “Mini Schengeni”

Përfaqësuesi Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thanë se iniciativa për krijimin e nji ‘Schengeni i vogël, ka mbështetjen e Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe asht nji ide premtuese.

Këto deklarata Palmer i ka ba gjatë nji forumi të organizuem në Gjenevë të Zvicrës, tue thanë se në nji nismë të tillë ka vend edhe për Republikën e Kosovës dhe për Bosnje e Hercegovinën.

“Asht nji iniciativë që premton, ka mbështetjen tonë dhe për të cilën na jemi të përkushtuem, që me punue në partneritet me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për me përparue”, ka potencue tutje Palmer.

Simbas Palmer, iniciativa e Serbisë, Shqipnisë dhe Maqedonisë Veriore për krijimin e nji “mini Schengeni”, tregon se këto shtete po marrin përgjegjësitë për fatin e tyne tue kontrollue të ardhmen e tyne, njofton B92.

Shperndaje në: