Mustafa: Postin e kryeministrit e merr partia që ka ma shumë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtë nji konferencë për media mbas mbledhjes së Kryesisë së këtij subjekti.

Në nji konferencë për media mvas këtij takimi, kryetari i partisë, Isa Mustafa, ka thanë se sot në mbledhjen e Kryesisë janë informue lidhun me rrjedhjen e dialogut me Vetëvendosjen.

Ai ka thanë se megjithëse ka harmonizim të programit, ka edhe disa mospajtime në temat sociale.

Ne sot në mbledhjen e Kryesisë u informuam lidhur me rrjedhën e dialogut me Vetëvendosje për harmonizimin e programit qeverisës. Kryesia ka vlerësuar se ekipi ka bërë një punë të mirë në prezentimin e pjesës së programit të LDK-së dhe harmonizimit të programit të Vetëvendosjes. Vlerësojmë se ka harmonizim në programin e sundimit të ligjit, arsimit, shëndetësisë. Po ashtu janë arritur pajtime të një niveli të kënaqshëm sa i përket numrit të ministrive, pra gjithëherë që Qeveria të jetë efektive dhe shumë më ekonomike se qeveritë e kaluara me një numër shumë të madh të zëvendësministrave e ministrave”, tha ai.

Ishte një pajtueshmëri e Kryesisë që ekipi jonë të vazhdojë edhe më tutje në harmonizimin e çështjeve që s’kanë përfunduar, dhe për pikat që nuk kemi gjetur një pajtueshmëri, apo që mos të jenë pjesë e prioriteteve. Kjo është një fazë që ne e kemi kryer deri tash. Pas certifikimit do të vazhdojmë takimet në nivelin e lartë, ku do të jem edhe unë dhe nënkryetarët, për çështjet e dialogut, funksionimin e rendit kushtetues dhe ndarjen e qeverive, sepse këtu duhet të hyjnë të gjithë pozitat në mandatin katërvjeçar”, tha tutje Mustafa.

Për pika s’do të lëshohem konkretisht, janë disa çështje të ekonomisë, për shfrytëzimin e mjeteve nga privatizimi. Ka përafrim për taksat në formën se si do të trajtohen por duhet të kemi kujdes edhe në mosngarkimin e qytetarëve me taksa. Edhe tek çështjet sociale kemi disa dallime, sepse ne kemi disa pikëpamje tjera”, tha Mustafa.

“Ne parimisht jemi shprehur se ne do ta pranojmë që kryeministrin do ta ketë partia e cila del e para, dhe ne i mbahemi këtij parimi. Mirëpo kjo çështje nuk është e përfunduar në pikëpamje të rëndësisë që ka posti i kryeministrit dhe postet tjera”, tha ai

Shperndaje në: