Mustafa flet hapun: Me VV’n kemi me diskutue edhe këtë çashtje

Isa Mustafa ka ba me dije se me Vetëvendosjen do të diskutojnë edhe për postin e Presidentit, kur t’i vjen koha, edhe pse ende nuk kanë folë për të.

Mustafa ka folë edhe për postin e Presidentit, tue thanë se do të diskutojnë me LVV’n se cilës parti i takon me propozue për të ardhmen.

“Po shoh që po bëhet zhurmë në medie për çështjen e Presidentit. Nuk e kemi në rend ditë këtë, e kemi çështjen e zgjedhjes së qeverisë dhe parlamentit. Por të gjitha çështjet që do të dalin gjatë kësaj periudhe duhet të diskutohen brenda katër vjetëve, e edhe çështja e Presidentit. Mirëpo, në asnjë rast unë nuk jam shpreh se do të jam i propozuar. Ky propozim do të vije kur të shpallen zgjedhjet për President dhe propozimi vije nga partia. Kjo çështje duhet të bisedohet me partnerët e koalicionit, dhe duhet të përkrahim të drejtën e një subjekti politik që nesër ta bëjë propozimin për këtë. Pra tani do të merremi vesh se kujt i takon ta propozojë kandidatin për president në të ardhmen. Por vetëm kujt i takon, e jo ta propozojë tani”, ka thanë ai.

Shperndaje në: