Këto janë kërkimet ma të shpeshta në Google rreth s*ksit (foto)

Google arrin shpesh me ba atë që edukimi apo familja ka dështue; ju përgjigjet pyetjeve të cilat na vjen marre me i ba.

E kjo platformë na përgjigjet pa i tregue askujt dhe pa na gjykue për kureshtjen tonë.

Ma poshtë po radhisim disa prej preukupimeve ma të shpeshta që i adresohen Google rreth seksit.

Çashtja e madhësisë së gjoksit

Kur vjen puna te zmadhimi i gjoksit, burrat janë të ndamë në dy pjesë. Nji pjesë shkruen për mënyrën si duhet bindë partnerja që me zmadhue gjoksin, ndërkohë që pjesa tjetër dëshiron me dijtë si i duhet thanë partneres që mos me ba ndërhymjen.

Burrat shqetësohen për madhësinë e penisit

Në 10 pyetje që burrat bajnë për penisin, 9 prej tyne lidhen me madhësinë. “Qysh me ba penisin ma të madh” dhe “Pse penisi im asht i vogël” janë disa nga pyetjet ma të përhapuna. Asht interesante se nji nga pyetjet ma të shpeshta që lidhet me madhësinë asht “Sa i madh asht penisi im” – mesa duket, Google e din ma mirë se mbajtësi i penisit.

Mungesa e seksit gjatë martesës

“Martesë pa seks” dhe “pakënaqësi me seksin gjatë martesës” janë disa nga pyetjet ma të shpeshta.

Gratë shqetësohen për erën e vaginës

Nëse për burrat asht shqetësim madhësia, për gratë asht aroma. Në pjesën ma të madhe, ato kërkojnë pse vagina e tyne mban aromë si uthull, djathë, urinë, mbeturinë etj. Edhe djemtë kërkojnë mbi aromën e organeve gjenitale, ma së shumti për të gjetë nji mënyrë qysh me ia thanë partneres.

Burrat adhurojnë gjoksin

Nuk jemi të sigurt se çka presin tue shkrue “E adhuroj gjoksin e të dashtunës”, por na vjen mirë gjithsesi.

Shperndaje në: