Mbahet në pyetje për 10 orë Kejvina Kthella (video+foto)

U mësue se Kejvina Kthella asht marrë në pyetje ditën e djeshme, për shkak të atentatit që ndodhi prokurorit Arjan Ndoj.

Ajo dyshohet të ketë lidhje me nipin e deputetit të PS’s, Redian Rraja, i cili dyshohet si nji nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit.

Mbramjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, gazetari Spartak Koka tha se çika e showbiz’it e shoqnueme në polici (Kejvina Kthella), asht mbajtë 10 orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si nji person që mundet me pasë informacione për lëvizjet e Rrajës.

‘Vajza e showbizit është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë. Është marrë në pyetje në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes apo për lëvizjet dhe aktivitetin e shtetasit Redjan Rraja përgjatë datës 1 nëntor të vitit 2019’, tha ai.

Shperndaje në: