Marrëveshja LDK-VV për qeverinë e re, deklarohet Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dje kanë përfundue ciklin e takimeve rreth mundësive për arritjen e koalicionit për formimin e Qeverisë së re. U raportue se finalizimi i marrëveshjes ka me ndodh të Martën e javës së ardhshme, por nji gja të tillë e mohon kandidatja për deputete nga VV, Albulena Haxhiu.

Haxhiu sot në nji intervistë për Periskopin ka thanë se këto janë spekulime dhe se të Martën nuk ka mundësi me u arritë marrëveshja me LDK’n.

‘’Janë spekulime natyrisht, për shkak se nuk ka asgjë të konfirmuar. Ne do ta bëjmë publike ashtu siç kemi bërë në vazhdimësi gjatë këtyre ditëve për secilin takim të grupeve punuese. Tashmë ne kemi kryer punën tonë dhe u mbetet kryetarëve të partive që të takohen dhe të finalizojnë çështjen. Kjo nuk mund të jetë e mundur të martën të nënshkruhet dhe të finalizohet koalicioni. Ne si Vetëvendosje jemi të angazhuar që sa më parë të arrijmë këtë marrëveshje’’, ka theksue Haxhiu.

Shperndaje në: