Kjo deklaratë e Gent Cakajt për luftën në Kosovë e nervozon fort Dacic’in

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic, asht nervozue fort me nji deklaratë e ministrit të Jashtëm të Shqipnisë, Gent Cakaj, i cili ka thanë se Serbia asht fajtore për vrasjen e 12 mijë shqiptarëve, deportimin e miliona njerëzve dhe damet miliona dollarëshe që janë shkaktue gjatë luftës së fundit.

Dcic ka thanë se Shqipnia përveç që duhet me kërkue falje publike, duhet me u distancue nga deklaratat e bame nga Cakaj, mbasi siç thotë Dacic ai ka ofendue shtetin dhe popullin serb.

“Ky asht nji falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres kërkimfaljen e Qeverisë së Republikës së Shqipnisë”, ka thanë Dacic derisa ka përmendë deklaratat e Cakajt.

Shefi i diplomacisë serbe ka thanë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqijësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe simbas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipninë.

Shperndaje në: