Hoxhaj: PDK’ja ka me punue për të mirën e vendit, n’opozitë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thanë se kjo parti ka me qenë opozitë konstruktive.

“Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si pjesë e saj, do të punojmë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit edhe duke qenë në opozitë në legjislaturën e re”, ka thanë Hoxhaj.

“Dua të shpreh falënderimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që më kanë dhënë besim të pakursyer për t’i përfaqësuar, gjë të cilën do ta bëjë më së miri që di dhe mundem, ashtu siç e kam bërë deri tani. Duke e çmuar lart besimin tuaj, do të vazhdoj edhe më tutje të jap kontributin tim në të mirën e vendit dhe për të mirën e përgjithshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës, i zgjedhur në legjislaturën e gjashtë me radhë si deputet”, ka thanë më tej Hoxha.

Shperndaje në: