“Hiqi brekët e mi jep mue”, Sharon Stone rikthen në moshën 61 vjeç skenën që hyni në historinë e Hollywood (foto)

Aktorja e njoftun, Sharon Stone, asht vlerësue si “Femna e vitit” nga “GQ Men”, në nji ceremoni të organizueme në Berlin.

61-vjeçarja derisa asht ngjitë në skenë për me marrë çmimin, në mënyrë surprizë ka risjellë skenën e famshme në filmin e “Basic Instinct”, ku ajo hap kambët.

Nji skenë që ka hy në historinë e kinematografisë dhe e ka përjetësue atë..

Ajo tha se ai rol ia ka ndryshue jetën.

“Regjisori më tha hiqi brekët dhe mi jep mue, mbasi kështu asht parashikue në skenë. Ne nuk kemi me kqyrë asgja. Unë i thashë ok, por nuk e dija që ai moment kishte me ndryshue jetën time”, tha aktorja e njoftun, që edhe pse tashma 61 vjeç, vazhdon me qenë në nji formë të shkëlqyeme dhe nji ikonë seksi e Hollywood’it.

Shperndaje në: