Vrasja e Florent Ahmetajt në kazino – Gjykata e dënon vrasësin me 25 vjet, familja kërkon dënim të përjetshëm (video)

Me 25 vjet burgim asht dënue Astrit Pacolli nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e Florent Ahmetajt në vendin e tij të punës mbrenda kazinosë ‘’Matrix’’ në Lipjan në Mars të këtij viti.

E me vendimin e gjykatës nuk po pajtohen kurrsesi familjarët e të ndjerit. Ismet Ahmetaj, baba i viktimës thotë se do të ankohen, derisa dorasi me marr dënimin e duhun.

“Ai diku u dashtë me punu, qaty e ka nxjerr idaren qaty e gjete vdekjen”, thotë baba i tij.

Me 5 Nandor, Departamenti për Krime të Randa i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka shpall fajtor dhe e ka dënue me 25 vjet burgim të pandehurin Astrti Pacolli, i cili e kishte privue nga jeta 32-vjeçarin Florent Ahmetaj. Vrasja ka ndodhë në muejin Mars, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan./Insajderi.com

Shperndaje në: