Politikani serb: Kurrë s’kemi pasë plan për Kosovën, e kemi humbë me 1999

Politikani serb, Petar Miletic, në nji diskutim të organizuem lidhun me zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka komentue edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, i cili ka thanë se ka nji plan për atë se si duhet zgjidhë problemi me Kosovën.

Miletic asht shprehë se askush në Serbi kurrë s’ka pasë plan për Kosovën.

“As Milosevici, as Djindjici, as Kostunica, Tadici e as sot Vucici. Askush nga këta nuk kishte dhe ende nuk ka naj plan për Kosovën”, tha Miletic.

Ma tutje, ai asht shprehë se Serbia e ka humbë Kosovën me 10 Qershor 1999, kur “ushtria, policia dhe administrata serbe u larguen nga Kosova”.

Shperndaje në: