Këto janë 5 komunat që nuk kanë me pasë asnji deputet në Kuvend

Komunat, të cilat nuk kanë me pasë asnji përfaqësues të tyne në Kuvendin e Kosovës: Kaçaniku, Vitia, Hani i Elezit, Obiliqi dhe Fushë Kosova. Asnjani nga kandidatët e këtyne komunave për deputetë nuk ka arritë me marrë vota të mjaftueshme për m’u ba pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Simbas të dhanave të KQZ’s, rreth 15 mijë persona kanë votue në komunën e Kaçanikut, në atë të Vitisë rreth 19 mijë, në Han të Elezit mbi 3 mijë e 500 persona, në Fushë Kosovë 17 mijë persona dhe në Obiliq 12 mijë.

Shperndaje në: