Lista Serbe i përgjigjet VV’s: Pse me njoftë na Kosovën kur ju s’i respektoni simbolet shtetnore

Zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë rekomandue Listën Srpska që ma s’pari me njoftë shtetin e Kosovës e mandej me mendue për futjen e saj në qeveri. Rreth këtyne deklaratave ka reague partia e Goran Rakicit.

Simbas Srpska’s, subjekti i tyne asht i ndërgjegjes ndaj popullit serb dhe mbron interesat e saj.

Mirëpo, partia që asht në duert e Aleksandar Vucic ka disa ankesa për partinë e Albin Kurtit.

Ata thonë se asht paradoksale që anëtarët e LVV të kërkojnë nga Srpska njohjen e Kosovës kur vet ata s’e kanë ba nji gja të tillë.

“…ata e mohojnë Kushtetutën e të njajtës Kosovë të vetëshpallun, të ashtuquejtunat simbole të saj, por edhe të gjitha detyrimet që Prishtina ka ndaj popullit serb, si në ligje në fuqi, ashtu edhe nën detyrimet aktuale ndërkombëtare, flasin për respekt për nji shtetësi të Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshjet e Brukselit”, thuhet në reagimin e tyne.

Prapëseprapë, do t’iu japim këshilla njerëzve të Kurtit – “…nuk asht kohë e mençun politike të shpenzoni sulme ndaj serbëve”, përfundon komunikata.

Shperndaje në: