Kërcënon Mustafa: Nëse s’merremi vesh tash për Presidentin, shkojmë në zgjedhje mbrenda nji viti

LDK’ja kusht kryesor për kolaicionin me Vetëvendosjen e ka postin e Presidentit, gja për të cilën ka deklarue edhe vetë kryetari i kësaj parite Isa Mustafa, me nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, mirëpo Mustafa kërcënue se nëse nuk mirren vesh me partinë e Albin Kurtit, që ai me u ba president në vitin 2021, vendi ka me shkue në zgjedhje.

Mustafa tha se me LVV duhet të merren vesh qysh tash për emnin e kandidatit për president që do të propozohet kur të vjen koha. Në të kundërtën, simbas Mustafës, ka me pasë zgjedhje të reja mbrenda nji viti.

Unë po shoh se po bëhet shumë zhurmë në media për punën e presidentit. Nuk e kemi në rend dite çështjen e zgjedhjes së presidentit. Ne konsiderojmë që të gjitha çështjet që do të dalin gjatë kësaj periudhe duhet të diskutohen mes partnerëve, sigurisht edhe çështja e presidentit. Në asnjë rast nuk jam shpreh që unë duhet të jem president, për të do të vendosë partia të cilës i takon që ajo ta propozojë presidentin. Ai propozim do të bëhet kur të shpallen zgjedhjet për president. Tash duhet të merremi vesh se cila parti do ta propozojë emrin, që ta kapërcejmë edhe këtë. Nëse kjo nuk bëhet është një bindje e jona se brenda një viti do të shkojmë në zgjedhje të reja”, tha Mustafa.

Shperndaje në: