Duda Balje jep dorëheqje nga VAKAT’i

Deputetja e VAKAT’it, Duda Balje, ka dhanë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtë në këtë parti.

Balje ka dhanë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtë në Partinë Demokratike të Boshnjakëve- koalicioni VAKAT. Këtë vendim ajo thotë se e ka marrë mbasi që për nji periudhe të gjatë asht prishë harmonia mbrenda partisë dhe agresiviteti mbrenda kishte arritë kulmin në fushatën për zgjedhjet e 6 Tetorit.

“Vendimi im është personal, por edhe moral, si një përgjigje që nuk dua të legjitimizojë disa aktivitete që ndërlidhen me punën e partisë (DSB), si dhe me lëvizjet politike dhe interesat, të bëra nga një rreth i ngushtë njerëzish kryesisht për qëllim dhe ambicie personale, duke marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e mundshme”, ka thanë Balje.

Shperndaje në: