Gratë japoneze kërkojnë me ju lejue përdorimi i syzeve në punë

Gratë japoneze e kanë nisë nji fushatë në rrjetet sociale me kërkue lejimin e të drejtës për me bartë syze në vendin e punës mbas raportimeve se punëdhanësit jau kanë ndalue nji gja të tillë.

Në protestën ma të re kundër rregullave të ashpra për dukjen e grave, fjalët “ndalohen syzet” ishin shumë të përdoruna në Twitter si reagim ndaj raportimit të nji televizioni japonez, ku bizniset jau ndalonin grave bartjen e syzeve gjatë orarit të punës.

“Këto rregulla janë jashtë mode”, shkroi nji përdoruese e rrjetit Twitter, ndërsa nji tjetër tha se arsyen pse ndalohen syzet për gratë janë idiotësi.

Nji grue që punon në nji restorant tregoi se i asht kërkue disa here që mos me përdor syze, sepse duket e pasjellshme dhe se ato nuk i shkojnë me veshjen tradicionale.

“Nëse rregullat jau ndalojnë vetëm grave që mos me përdor syze, ky asht diskriminim kundër grave”, tha Kanae Doi, drejtoreshë e organizatës “Human Rights Watch” për Japoni.

Ma herët gjatë këtij viti, japonezët banë thirrje kundër ndalimit të takave të nalta. Ma shumë se 21 mijë njerëz e kishin nënshkrue nji peticion për këtë çashtje.

Ndryshe, Japonia renditet në vendin e 110 nga 149 shtete për barazi gjinore në vendin e punës, shumë ma poshtë se vendet tjera të zhvillueme, shkruen “”The Guardian”.

Shperndaje në: