“Shpërthen” Kejvina, reagon ashpër (foto)

Mbas raportimeve se asht marrë në pyetje lidhun me atentatin te Mbikalimi i Shkozetit, modelja Kejvina Kthella reagoi në rrjetet sociale. Velina e njoftun ka shpërthye ndaj gazetarëve, që simbas saj janë tue abuzue dhe ia kanë keqpërdorë emnin.

“Gazeflliqësira, do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”, shkruen Kthjella në nji reagim të pak minutave ma parë në Instastory.

Mediat kanë raportue se ajo asht pyetë për shkak të miqësisë me Redjan Rrajën, të arrestuemin për ngjarjen e rëndë.

Burime policore thanë për gazetën Panorama se modeles i asht sekuestrue telefoni dhe mundet me u marr sërish në pyetje nëse ka me qenë e nevojshme.

Prokuroria shpreson që me zbulue të dhana për lëvizjet e 34-vjeçarit.

Shperndaje në: