Presidenti Thaçi ia konfirmon Zaevit: Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Ohrit

Kosova nuk ka me marrë pjesë në Samitin e Ohrit, këtë e ka konfirmue edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Askush nga Kosova dhe Mali i Zi nuk ka me marrë pjesë në Samitin e Ohrit, në përpjekje për me krijue minischengenin ballkanik.

Presidenca ka konfirmue se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes nji bisede telefonike ia ka konfirmue kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se Kosova nuk merr pjesë në këtë samit.

Në këtë Samit, përveç Kosovës nuk do të marrin pjesë as përfaqësues të Malit të Zi.

Shperndaje në: