Tetë kerre të përfshime dhe shtatë persona të lënduem – Detaje nga aksidenti në Fushë-Kosovë

Nji aksident i randë ka ndodhë në Fushë Kosovë, rreth orës 17:25.

Në këtë aksident janë përfshi tetë vetura, ku si pasojë e përplasjes së randë në mes tyne, shtatë persona kanë mbetë të lënduem.

Zadhanësi i Policisë, Bajram Krasniqi, në nji bisedë për Gazeta Blic, ka konfirmue numrin e veturave të përfshime dhe personave të lënduem.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, ka thanë Krasniqi.

Shperndaje në: