Presidenti Thaçi: Qe arsyet pse Kosova refuzoi me qenë në Samitin e Ohrit

Po vazhdon takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vucic, janë takue për herë të dytë mbrenda nji mueji, mbas Novi Sadit, për me diskutuar mbi të ashtuquejtunin “Schengen Ballkanik”.

Askush nga Kosova dhe Mali i Zi nuk ka me marrë pjesë në Samitin e Ohrit, në përpjekje për me krijue minishengenin ballkanik.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thanë se janë tri arsye se pse Kosova refuzoi me qenë pjesë e takimit.

Shkrimi i Thaçit:

Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.

Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta. HTH

Shperndaje në: