Pamje ekskluzive nga gjuejtja me armë në ‘Duplex’: ‘Llepota’ plagosë 4 persona, mandej ikë me shoqnuesit e tij (video)

Katër persona mbetën të plagosun, dhe tre janë në ikje, mbas nji përleshje me armë që ndodhi te diskoteka ‘Duplex’ në Prishtinë, ku i dyshuem kryesor po konsiderohet Astrit Mehmeti i njoftun si Llepota. Deri te kjo erdhi, mbasi ai nuk u lejue me hy në diskotekë, transmeton Gazeta Metro.

Shkrimi në Metro:

Mëngjesin e së shtunës në hyrje të lokalit të natës ‘Duplex’ në Prishtinë, disa persona shkrepen plumba në drejtim të njërit tjetra.

Nga shkrepja e rreth 12 plumbave, u plagosën 4 vet. Këta u dërguan në QKUK dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Llepota bashkë me shoqëruesit e tij fillimisht kanë plagosur rojet e lokalit, dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur ku ende nuk janë gjetur nga policia.

“Në vendngjarje policia ka konfiskuar tri armë të shkurta. Policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, kanë konfirmuar nga Policia.

Deri tek kjo, zyrtarisht mësohet se erdhi pasi që të dyshuarit, nuk u lejuan të hynin në organizimin e lokalit./gazetametro.net

Shperndaje në: