Zbulohet aleati i rritjes së flokëve

Sistemi limfatik ndihmon në rigjenerimin e flokëve dhe asht i aftë me i stimulue qelizat burimore që rrethojnë folikulat e flokëve, ndërsa i largojnë toksinat dhe langjet e tepërta larg indeve, asht studimi i publikuem në revistën ”Science” nga grupi i Universitetit amerikan, Rockefeller.

Autorët e studimit kanë zbulue se qelizat burimore munden me stimulue rigjenerimin e flokëve si dhe të likurës tue veprue te qelizat tjera burimore.

Studiuesit kanë rikonstruktue shkëmbimin e mesazheve molekulare që këto qeliza përdorin për me komunikue falë sistemit limfatik.

Në fakt, studimi zbuloi se qelizat burimore të folikulave kontrollojnë sjelljen e kapilarëve limfatikë tue çlirue molekula që veprojnë si çelësat për me dhezë ose fikë kullimin e langjeve nga sistemi limfatik.

“Ky asht nji rezultat që ka me lejue identifikimin e objektivave të reja terapeutike kundër humbjes së flokëve dhe riparimin e plagëve”, theksuen autorët.

Shperndaje në: