Këta janë kandidatët që mbesin pa ulëse në Kuvend, nëse Nisma-AKR kalojnë pragun

Hymja e Nismës Socialdemokrate në Kuvend, bashkë me AKR’n në bazë të vendimit të PZAP’s do të sillte ndryshime në përbamjen e re të legjislaturës së parlamentit.

Kësisoj, VV’s i largohen tre deputetë, LDK’s nji, PDK’s nji, si dhe koalicionit AAK-PSD nji deputet, shkruen lajmi.net.

Në këtë formë, tue u bazue në rezultatet e nxjerruna nga KQZ, nga Vetëvendosje pa ulëse mbesin Alban Hyseni, Enver Haliti dhe Arta Bajralija.

Nga LDK, ulësen e humb Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Nga PDK, Valdete Idrizi mundet me mbetë pa ulëse.

E nga koalicioni AAK-PSD, jashtë mbetet Natyra Kuçi nga partia e Shpend Ahmetit, që don me thanë se kjo parti s’ka me pasë asnji përfaqësues në legjislaturën e re.

Shperndaje në: