Kurti pret laureatin e Çmimit Nobel, flasin për krimet e luftës

Randësia e trajtimit të krimeve të luftës, nevoja e gjykimit të kriminelëve që enden të lirë, dhe drejtësia që do të sillte shërim të viktimave, si dhe paqe e qetësi në zemrat e gjithë atyne që janë prekë nga lufta dhe gjenocidi serb në Kosovë, kanë qenë temat e diskutueme mes Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe laureatit të çmimit Nobel për paqe në vitin 2018, Denis Mukwege.

Kurti e ka pritur sot në zyret e partisë së tij Mukwege-n.

Me z. Mukwege ishim të mendimit se rastet e përdhunimeve duhet të trajtohen me prioritet nga Prokuroria Speciale dhe nuk duhet të ketë asnjë vonesë në vënien e drejtësisë për ato raste“, thuhet në nji njoftim të Vetëvendosjes.

Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin z. Besnik Bislimi, deputeten e legjislaturës së re, znj. Saranda Bogujevci dhe Drejtuesen e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Lëvizje, znj. Nazlie Bala, takuan Doktorin, z. Denis Mukwege i cili në vitin 2018, për përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës seksuale si armë lufte, Komiteti Norvegjez i Nobelit e shpalli fitues të çmimit Nobel për paqe. Në këtë takim, prezent ishin edhe Drejtoresha e QKRMT, znj. Feride Rushiti, znj. Vasfije Krasniqi Goodman, znj. Shyrete Tahiri Sulimani, Drejtoresha e Mukwege Foundation, znj. Esther Dingeman, znj. Dalal Ali Khairo dhe znj. Mer Ayang.

Me Dr. Mukwege bashkëbiseduam për rëndësinë e trajtimit të krimeve të luftës, për nevojën e gjykimit të kriminelëve që enden të lirë, dhe për drejtësinë që do të sillte shërim të viktimave, si dhe paqe e qetësi në zemrat e gjithë atyre që janë prekur nga lufta dhe gjenocidi serb në Kosovë. Kryetari Kurti i njoftoi ata me nismat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë drejtim, mbledhjen dhe dorëzimin e dëshmive për kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë, si dhe për nismat që kanë shpjer në formimin e Prokurorisë Speciale për hetimin e krimeve të luftës, dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale që mundëson gjykimin dhe dënimin e kriminelëve në mungesë. 20 vite jemi vonë, andaj duhet të bëjmë çmos si shtet që t’i përshpejtojmë hetimet për rastet e tilla, e të sjellim drejtësi për gjithë ata që ende i vuajnë pasojat e krimeve.

Me z. Mukwege ishim të mendimit se rastet e përdhunimeve duhet të trajtohen me prioritet nga Prokuroria Speciale dhe nuk duhet të ketë asnjë vonesë në vënien e drejtësisë për ato raste

Shperndaje në: