Thaçi me Macron: Na jemi gati per paqe me Serbine! (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u prite në takim bilateral nga Presidenti i  Francës, Emmanuel Macron. Ne kete takim, si njofton kabineti i Presidentit Thaçi, u bisedue për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare, që do të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, ka thane Presidenti Thaçi në takim me Presidentin Macron.

“Kjo do të thotë rrumbullakim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe do t’i hapë rrugë investimeve nga jashtë”.

“Kjo do të thotë zhvillim për Kosovën. Kjo do të thotë më shumë mundësi për prosperitet, për jetë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thane Thaçi.

Presidenti Thaçi poashtu postoi ne Facebook edhe pershtypjet:

 

Shperndaje në: