Presidenti Thaçi merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka me marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ndërsa në mesditë ka me pasë nji panel të veçantë.

Në të Presidenti Thaçi ka me folë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Forumi i Paqes në Paris ka fillue mbramë me darkën solemne të shtrueme nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Para kësaj darke, presidenti Thaçi ka pasë nji takim bilateral me presidentin Macron, me të cilin ka bisedue për mundësitë e arritjes së nji marrëveshjeje të paqes me Serbinë.

Shperndaje në: