Vucic i del në mbrojtje Albin Kurtit: Qe çka deshtën me i ba

Cirku rreth helmimit të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Kosovës kur numëroheshin vota nga Serbia qendrore shërbeu kundër udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kështu ka deklarue sot presidenti serb, Aleksandar Vucic.

“Unë kam folë për këtë ma parë. U ba gjithçka për me futë në kurth Kurtin e papërvojë”, u shpreh ndër të tjera Vucic, përcjell Reporteri.net shkrimet e mediave serbe.

“Ky skenari me helmim u mendue kundër Kurtit. Ata banë nji lojë të mbrendshme. Edhe po t’i anulojnë 4,000 deri në 5000 vota nga Serbia nuk do të ndikonte në Listën Serbe, e cila fitoi dhetë vende. Nuk ishte Lista Serbe objektivi, por duhej me u damtue imazhi Serbisë dhe për me ndryshue përbamjen në parlament, sepse nëse hyn NISMA, numri i vendeve të Kurtit do të zvogëlohet, dhe atëherë LDK në bllok mund të kenë ma shumë sesa Kurti, tue imponue në këtë mënyrë kandidatin e tyne kryeministër Vlora Osmani”, u shpreh Vucic.

Shperndaje në: