Zbulohen fjalët brutale me të cilat CR7 iu drejtue Sarrit, derisa po zavendësohej kundër Milanit (video)

E drejtë me thanë se Cristiano Ronaldo nuk ishte i impresionuem aspak nga zavendësimi gjatë fitores 1-0 të Juventusit kundër Milanit, të Diellën.

Në minutën e 55’t, me rezultatin 0-0, Maurizio Sarri mori nji vendim të guximshëm për me zavendësue Ronaldon me Paulo Dybalan.

Doli me qenë nji vendim i qëlluem, mbasi Dybala shënoi gollin e fitores për “Zojën e Vjetër”.

Nuk asht ende 100% e qartë nëse në këtë vendim të teknikut italian pati rol nji lëndim i lehtë i portugezit, mirëpo, reagimi i Ronaldos ndaj zavendësimit ishte befasues.

Ai u nis direkt në tunel tue lëshue disa fjali në vete në drejtim të Sarrit.

Çka tha?

Epo, simbas “Daily Mail”, ai e quejti trajnerin e tij “bir k*rve.

Shperndaje në: