Analisti nga diaspora: Ankesa e VV për votat nga Serbia, ma shumë se e gërditshme

Analisti politik nga diaspora, Bleron Baraliu, ka reage ndaj ankesës së VV’s, ku kjo parti ka nisë në Gjykatën Supreme ankesë kundër vendimit të PZAP, rreth votave të ardhuna nga Serbia.

Statusi i plotë:

Ne se paku nje rrafsh, ankesa e VV eshte mese e gerditshme.

GjK nuk ka se si mos me rrezu vendimin e PZAP, sepse ne vendimin rreth votave te diaspores GjK e ka deshmuar pertej krejt ekuivokeve se vullneti i qytetarit abrogon cdo teknikalitet qe mund te shfrytezohet per te menjanuar apo veshtiresuar jologjikshem mindesine e shprehjes se lire te ketij vullneti permes votes. Pra lirist ve bast 7 me 1 se VV do te ‘fitoje’, por qofsha kurban mos qofte ky barometer i ri i definimit te fitores proverbiale Pirruane!

Atehere, mendoj keshtu: eshte ne rregull ankesa e VV per hipokrizite dhe inkompetencen e PZAP&KQZ, por si ne rrafsh moral ashtu ne rrafsh politik kjo ankese eshte apriori egotistike dhe njekohesisht vetdemtuese. Per ta legjitimizuar ankese edhe ne rrafsh moral si ne ate politik e juridik, VV duhej te shtonte kerkesen/sygjerimin drejt GjK (amicus curiae) qe apelon per hulumtim dhe anulim te mundshem (me probabilitet te larte) to votave ne pyetje ne baze te kritereve statistike dhe forenzike qe deshmojne manipulim te organizuar te ketyre votave. Njashtu amicus curiae mund te sygjeronte nje trajtim te njejte dhe per votat Kazake, duke pas evidence te mjaftueshme se ato jane te manipuluara.

E tere kjo zgjat certifikimin e zgjedhjeve ne pafundesi, por se paku etablon kriteret per mbrojtje te vullnetit qytetar, duke filluar me parandalimin e abuzimit dhe manipulimit te votuesve ne mase, dukuri qe eshte e perhapur masovikisht ne te dy anet e kufirit verior londinez te Shqipnise.

Por, ne vehvehte dhe pa keto nuance sinjifikante, ankesa e VV eshte thjeshte e gerditshme dhe kunder frymes parimore qe interesat e popullit dhe vendit do duhej ti kishte apriori qellim te vetem pertej politikave statistike ditore.

Shperndaje në: