Rama për protestën e VV’s n’Shqipni me 28 Nandor: Paramendoni sikur PS me organizue protestë në Kosovë në ditën e pamvarësisë

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka folë për protestën e paralajmërueme të Vetëvendosjes në Shqipni me 28 Nandor të këtij viti në Shqipni, ku përmes nji marshi ka me ju kërkue reflektim shqiptarëve, për bashkim të dy shteteve.

Rama ka tërheqë nji paralele kur asht pyetë për këtë tue thanë, se sa absurde duket kjo protestë, shihet vetëm nëse paramendohet organizimi i nji proteste të ngjashme në Kosovë nga ana e Partisë Socialiste, në ditën e pamvarësisë së saj.

“Paramendojeni se si do të reagonin qytetarët e Kosovës, sikur Partia Socialiste, një degë e saj me aprovimin e kryesisë dhe kryetarit të vendosnin të protestonin në Kosovë në datën e pavarësisë së saj, dhe të thuhet se nuk është koha për të festuar, por koha për të reflektuar. E me këtë rast të bëj një fletërrufe që është nxjerrë nga printerat e opozitës me qeverinë e Kosovës. Cfarë do të mendonin njerëzit në Kosovë, cfarë do të ishte kjo në raport me pretendimin për politikë të jashtme të unifikuar, dhe për strategji të përbashkët e bashkëpunim”, ka thanë Rama.

Shperndaje në: