Kuçi nga PSD: Nëse NISMA hyn në Kuvend, unë s’kam me u ba deputete, por votat e Serbisë nuk duhen me u pranue

Kandidatja per deputete nga PSD, Natyra Kuçi, ka thane se nese NISMA hyn ne Qeveri, ajo s’mundet me u ba deputete. Megjithate, ajo ka thane se asht kunder votave nga Serbia.

Postimi i saj:

Nese hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete.

Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur.

Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmineve partiake.

Shperndaje në: