Mërgimtarët para Bundestagut, kundërshtojnë zgjedhjen e spiunit rus si raportues për Kosovën!

Shoqata e mërgimtarëve në Berlin, po organizon protestë kundër spiunit rus si raportues për Kosovën në Keshillin e Europes.

Simbas burimeve të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, kandidati rus si raportues për Kosovën, ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njoftun me shkurtesen GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR në Kosovë, gjatë vitit 2001.

Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të nji qytetari shqiptar të Kosovës.

Përmes nji iniciative në Facebook, te cilen e organizoi “Love EU”, bahet thirrje me kundërshtue zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus, Andrey Kondratyev.

 

“Të dashur bashkatdhetarë, Duke kundërshtuar zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus Andrey Kondratyev si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës, më 14 nëntor (e enjte), në Berlin, para Bundestagut Gjerman do të protestohet me moton LOVE EU, not GRU #notGRU. Protesta do të fillojë në orën 09:00 në këtë adresë: Deutscher Bundestag: Marie Elisabeth Lüders Haus Adele Schreiber Krieger Straße 1”, thuhet në njoftimin e tyne.

Vlen të theksohet se ndaj zgjedhjes së spiunit rus reagoi edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, si dhe ish-ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj. Ata e konsideruen si të damshëm për Kosovën zgjedhjen e Andrey Kondratyev në kete pozite.

Shperndaje në: