Xhavit Haliti ironizon me mediat: Ftesat e Speciales nuk po vijnë këtu në Gjermani

Disa media kosovare kanë raportue se edhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’s, Xhavit Haliti, asht ftue nga Gjykata Speciale.

Haliti ka folë për këtë çashtje tue ironizue dhe thanë se ftesat nga Gjykata Speciale nuk po vijnë në shtetin e Gjermanisë, ku ai aktualisht po qëndron si shefi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Politikë të Jashtme, tha për KosovaPress.

“Këtu në Gjermani nuk po vinë ftesat, kur vi në Kosovë të na prufshi ndonjë ftesë ju mediat në rregull është, por ata tjerët nuk kanë me pru”, tha Haliti për KP.

Shperndaje në: