Rama: Qysh e heq kufinin Albin Kurti nëse Serbia nuk asht pjesë e këtij procesi, apo ka me hap luftë

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka deklarue se kryeministri në ardhje Albin Kurti, nuk mundet me heq kufinin mes Kosovës dhe Shqipnisë pa nji marrëveshje me shtetet tjera.

Rama ka theksue se Kurti nuk mundet me heq kufinin nëse Serbia nuk asht pjesë e këtij procesi, mbasi ai me këtë mundet me hapë nji luftë të re me Serbinë.

Ai po thotë se pa nji marrëveshje me gjithë shtetet e tjera do të ishte nji marrëzi.

“Si e heq kufirin Albin Kurti nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi apo do të hapë luftë. Kush SHBA, Bashkimi Evropian apo Kuba do të japin pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët, do të ishte vetëm një marrëzi. Aq më tepër, që ne e kemi parë, jo duke e hequr, por duke e thënë se do të hiqet, kemi ndezur gjithë llambat e kuqe dhe është ngritur alarm gjithë andej”, ka thanë Rama për Top-Channel.

Shperndaje në: