Mes përplasjeve VV-Nisma, qe sa vendvotime i ka rinumërue KQZ’ja

KQZ po vazhdon rinumërimin e 1428 kutive të votimit mbas vendimit të PZAP.

Për QNR’n, nuk ka pushim as sot derisa po vazhdon rinumërimin e këtyne kutive.

Zadhanësi i KQZ’s, Valmir Elezi, për lajmi.net ka konfirmue se deri në orën 16:00 janë numërue 65 vendvotime, që në total shkon në 364 të numërueme, apo 26% nga numri i përgjithshëm.

“Gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 65 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara është: 364 apo rreth 26%”, ka thanë Elezi.

Shperndaje në: