Kastrati: Isa Mustafa kurrë s’i ka shkue n’shpi Albin Kurtit ose në selinë e VV’s – Qe çka po synon ai (video)

Politologu Ardian Kastrati, i ftuem në “Momentum” në TV Rrokum ka thane se, LDK dhe VV nuk munden me krijue qeveri stabile tue i pa numrat aktualë.

“Hymja e NISMA’s ne Kuvend ja ka komplikue situaten VV’s, ndersa nese NISMA hyn ne qeveri, kjo s’ka me qene ma qeveri e ndryshimeve, sepse gjithmone asht thane se vota e 6 Tetorit ka qene vote e ndryshimit”, thote Kastrati.

Ndersa, Kastrati thote se nese bahet qeveria pa NISMA’n ka me qene qeveri jostabile.

“Modeli qe Kurti po don me ndertu qeverine pa Listen Serbe, tue dashte me shfrytezu Rasic’in, duhet me dijte qe pikerisht deputetet e Listes Serbe duhet me legjitimue ate”, shprehet ai.

Kastrati ma tej shprehet se, Isa Mustafa nuk i ka shkue asnjihere ne shtepi Albin Kurtit ose ne seline e VV’s, por ka ndodhe e kunderta.

“Mustafa vjen nga shkolla ish komuniste dhe aktualisht po taktizon, qe synimin e ka postin e Presidentit”, thote ai.

“Ka me qene shume veshtire me u nda “torta” e Qeverise nga LDK dhe VV”, thote mes tjerash Kastrati, tue shtue se, presioni nderkombetar me heq taksen dhe me rifillue dialogun i gjen te papregadituna keto dy subjekte./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: