Mbipesha asht shkaktare e këtyne smundjeve

Në ditët e sotme mbipesha mundet me u konsiderue si problem shëndetësor. Mbipesha prek të gjitha moshat dhe gjinitë dhe shkaktarët kryesorë të saj janë dieta e varfën ushqimore dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Simbas mjekëve dhe studiuesve thuhet se mbipesha mundet me qenë shkaktare e disa smundjeve të rrezikshme, të tilla si:

Probleme me zemrën: pesha e tepërt e akumulueme në trup rrit presionin e naltë të gjakut dhe rrit nivelin e kolesterolit të keq në gjak, që të shmangni smundjet kardiake duhet patjetër me mbajtë peshën nën kontroll.

Kanceri: studimet kanë kallxue se obeziteti asht nji nga shkaktarët e kancerit.

Diabeti: simbas mjekëve, probabilitetin për m’u prekë nga tipi 2 i diabetit e kanë ma të naltë personat që janë mbipeshë.

Probleme me gjumin: mbipesha shkakton probleme me frymëmarrjen dhe për pasojë këta persona gërrhasin ma shumë natën dhe kanë probleme me gjumin.

Shperndaje në: