LDK’ja “kapet” në befasi, qe kend e propozon VV’ja për president

Marrëveshja eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet me përfshi edhe çashtjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, i cili simbas mandatit kushtetues duhet me u zgjidhë në pranverën e vitit 2021.

Shkrimi:

Lidhja Demokratike e Kosovës preferon që të gjitha çështjet, nisur nga ndarja e ministrive e deri te posti i presidentit të përfshihen në marrëveshjen e ardhshme ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Insistimi i LDK-së që të diskutohet edhe për presidentin e ardhshëm që do të vijë në krye të shtetit në vitin 2021, ndërlidhet me faktin se nëse presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon në zgjedhje, andaj LDK-ja nuk preferon një marrëveshje koalicioni që do të zgjaste një vit e gjysmë. Kurse Vetëvendosje, nuk e preferon shumë debatin për presidentin në këtë fazë, por i bën thirrje LDK-së që të mos presë më certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për t’u marrë vesh rreth ndarjes së ministrive.

E Vetëvendosje duket se dëshiron që pozita e presidentit të vendit t’i takojë një personi jopartiak, as LDK-së e as VV-së. Ballkani.info nga burime të sigurta mëson se Vetëvendosje i ka thënë LDK-së që njeriu më i duhur për pozitën e të partit të shtetit është Murat Jashari.

Murat Jashari, djali i Hamëz Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, sipas këtyre burimeve, është personi që VV-ja po e shtynë përpara. “LDK-ja sikur është gjendur e befasuar kur ka ardhur një propozim i tillë nga zyrtarët e Vetëvendosjes, pasi që këtë pozitë e synon Isa Mustafa.

Dhe duke mos mundur as ta hedh poshtë si propozim, LDK-ja nuk ka qëndrim tash për tash. Dhe kjo ka bërë që pozita e presidentit të jetë ‘mollë sherri’ për arritjen e shpejt të koalicionit”, thonë këto burime. Murat Jashari ishte propozuar edhe në fillim të vitit 2016 për president, në kohën kur pritet që presidenti aktual, Hashim Thaçit të votohej në Kuvend nga koalicioni i atëhershëm PDK-LDK.

Propozimin për Jasharin e kishte dhënë Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, megjithatë ai nuk kishte gjetur aso kohe mbështetje nga partitë tjera. Presidenti Thaçi ka mandat edhe një vit e gjysmë. /Ballkani.info/

Shperndaje në: