Kosova bani krejt çka mujti!

Kosova humbi 4 me xero nga Anglia, dhe me kete ndeshje permbylli kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.

‘Dardanët’ u paraqitën mirë ne këtë ndeshje, por pa rezultat.

Në 45 minutëshin e parë u dha vetëm nji goll, të cilin e realizoi Harry Winks (32’).

Ndersa, tri golla në fundin e pjesës së dytë vulosën rezultatin 0-4, të cilët u shënuan nga Harry Kane (79’), Marcus Rashford (83’) dhe Mason Mount (90′).

Kosova e mbyll ciklin kualifikuese në grupin A me 11 pika, në vendin e tretë, që ishte historike për tanët.

Anglia dhe Çekia tashma e kanë sigurue biletën për Euro 2020.

Shperndaje në: