
Fenerbahçe ka vendosë mos me shitë sulmuesin, Vedat Muriqi, gjatë afatit kalimtar të Kallnorit.
Simbas mediave turke, Fenerbahce dëshiron me mbajtë në ekip kosovarin deri verën e ardhshme mbasi besojnë se deri atëherë vlera e tij ka me u rritë dhe lojtari mundet me u shitë deri në 20 milionë euro.
Muriqi asht tue vuejt nga nji lëndim në kambë, gja që ka ba mos me luejt në dy ndeshjet e fundit për Kosovën.