Bloomberg: Qe kush asht njeriu ma i pasun në botë

Bloomberg: Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, e ka tejkalue themeluesin e Amazona’s, Jeff Bezos, në listën e njerëzve ma të pasun në botë, për herë të parë në ma shumë se dy vjet, tregojnë të dhanat e indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Bloomberg thotë se asht e mundun që Gates u ndihmue pjesërisht nga Pentagoni kur u njoftue me 25 Tetor se ishte vendosë me u kontraktue nji marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh me Microsoft.

Akcionet e Microsoft janë rritë që nga katër përqind, tue sjellë pasuninë e Gates në 110 miliardë dollarë.

E nga ana tjetër, akcionet e Amazon, nga ana tjetër, ranë rreth dy përqind.

Pasunia e përgjithshme e Bezos aktualisht asht 108,7 miliardë dollarë.

Shperndaje në: