Kush e turpnoi bukuroshen Demi Rose me sfilatën skandaloze? (foto)

Nji sfilatë e Demi Rose, e cilësueme si “skandaloze” nga shumë komentues, i ka kushtue “randë” modeles super “bombë”.

Mbasi video e sikletshme u publikue në Twitter, ndjekësit e kanë tallë 24 vjeçaren tue e konsiderue ecjen e saj për “Oh Polly” si ma të keqen në histori.

Mbas lumit të komenteve negative, Demi reagoi në rrjetin social dhe fajëson vdekjen e prindëve të saj për ecjen jo të mirë në sfilatë.

“Isha shumë nervoze, nuk doja me ba. Më humbi blluza në backstage, këpucat i kisha shumë të mëdhaja, për mos me i përmendë problemet personale, humbjen e prindëve të mi, nanën nji muaj ma parë,” shkruen britanikja.

Shperndaje në: