Ushtarët e FSK’s ia pshtojnë jetën nji qytetari

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ia kanë pshtue jetën nji qytetari, i cili me veturë kishte ra në humnerë.

“Sot, rreth orës gjashtë e dyzetë minuta, në rrugën Gjakovë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Planqor, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës”, thuhet në nji njoftim nga Ministria e Mbrojtjes.

“FSK-ja me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit, jo vetëm kur ata e kërkojnë, por edhe në raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Shperndaje në: