Paralajmërohet publikimi i video-skandalit seksual, kush asht zyrtarja e naltë e PS dhe ambasadori i huej, të përfshimë në të?

Presidenti i Republikës së Shqipnisë, Ilir Meta, ndërmori dje nji vendim drastik ndaj ambasadorit të OSBE në Shqipni, Bernd Borchardt, tue e shpallë atë “non grata”.

Meta nuk lejoi që Borchardt me u futë në Presidencë, ndërsa shkak i këtij vendimi u ba gishti i mesit që ambasadori ia drejtoi banorëve të “Unazës së Re” para do dite.

Ndërkohë, ky gjest i turpshëm i Borchardt pritet mr u “harrue” shumë shpejt, mbasi nji skandal tjetër pritet me u ba publik frik.

Simbas asaj që shkruen gazeta “Koha Jonë”, bahet fjalë për nji video-skandal seksual, ku asht i përfshimë nji ambasador i huej i akredituem në Tiranë me nji zyrtare të naltë të qeverisë socialiste.

Por, jo vetëm kaq! Burime të rezervueme të kësaj gazete bajnë me dije se dosja e tij nuk asht plotësue ende, por janë gjetë fatura dhe regjistrue biseda që janë jashtë statusi të tij tiplomatik.

Emni i ambasadorit dhe zyrtares së naltë të PS të përfshimë në këtë skandal seksual ende nuk janë ba publikë.

Mendohet se bahet fjalë për videon e paralajmërueme para do dite nga presidenti Meta.

Shperndaje në: