Jovanovic: Ata që shkatërruen Kosovën, Vukovarin e Bosnjën janë në mesin tonë

cedomir jovanovic

Lideri i Partisë Liberale Serbe, Cedomir Jovanovic, ka thanë se elitat politike serbe duhen me ndryshue qasjen ndaj Kosovës. Në nji intervistë për N1, Jovanovic ka thanë se politika serbë në 30 vitet e fundit asht tregue shumë e papërgjegjshme ndaj rajonit.

“Ku janë ata që e kanë shkatërrue Vukovarin, Kosovën dhe Bosnjën, ata janë në mesin tonë. Ata e kanë për detyrë me thanë diçka sot, sepse elitat tona janë mësue me ndejt të heshtuna”, ka thanë Jovanovic.

Ai ka thanë se nuk i ‘intereson që opozita në Serbi quhet si opozitë fallse’ dhe se kjo nuk e ofendon atë.

Shperndaje në: