Pretendojnë se ishte ‘cullak’ në kishë, serbët kërcënojnë me jetë kangëtaren shqiptare (foto)

Kangëtarja shqiptare, Albana Azizi, ka shkaktue irritim te serbët, mbas xhirimit të klipit të saj në Kishën e Shën Nikollës në Novobërdë, ku jetojnë ma shumë serbë.

Shkak për irritimin e tyne asht ba veshja e kangëtares. Simbas tyne, fustani i kangëtares tregonte ma shumë se duhej, por ka pasë edhe nga ata që kanë thanë që dukej sikur Azizi ishte cullak.

Kangëtarja shqiptare akuzohet se ka “ndytë” shejtninë e Kishës Ortodokse serbe dhe për këtë ka marrë edhe kërcënime më vdekje./JOQ.al

Shperndaje në: