Vucic deklarohet rreth smundjes së tij

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka pranue se vuen nga nji smundje kronike.

Në nji konferencë shtypi, i pyetun nga mediat lidhun me pretendimin se gazetari i TV N1, Miodrag Sovilj u ba shkak për shtrimin e tij në spital të Premten, Vucic tha: “Njeriu nga televizioni juej nuk ka të baj aspak me shnetën teme”.

“Unë jam njeri i smutë. Kam nji smundje kronike“, tha Vuçiç, tue shtue se kishte mbërri në konferencë direkt nga spitali, ku po ndjekte nji terapi.

Shperndaje në: