Lajm i keq lidhun me rrogat për zyrtarët publikë

Gjykata Kushtetuese e ka pezullue për tre muej zbatimin e Ligjit për Pagat e zyrtarëve publikë, i cili ishte parap me hy në fuqi nga Dhetori i këtij viti.

Simbas kërkesës së Avokatit të Popullit kundër Ligjit për Pagat, mbas ankesave të sindikatave të disa ndërmarrjeve publike në vend, Gjykata Kushtetuese vendosi sot për pezullimin e zbatimit të këtij Ligji.

Kushtetuesja vendosi me miratue masën e përkohshme në kohëzgjatje deri me 28 Fror 2020 dhe me pezullue menjiherë zbatimin në tanësi të Ligjit.

“Gjykata vendosi njëzëri që: I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi; II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, në kohëzgjatje të njëjtë”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Shperndaje në: