A i ka ra “pishman” AKR’ja për koalicionin me Nismën?

Islam Pacolli nga AKR’ja ka thanë se partia e tij nëse s’do të bante koalicion me NISMA’n do ta kalonte pragun.

Ish-deputeti i AKR’s në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli, ka komentue rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Pacolli, në RTV Dukagjini ka thanë se AKR do të vepronte ndryshe nëse kishte me u shkue përsëri në zgjedhje.

Ai ka thanë se koalicioni me NISMA’n ka qenë në rregull, por si e vetme AKR kishte me dalë ma mirë në zgjedhje.

“AKR si e vetme do të qëndronte më mirë, pasi ndonjëherë edhe elektorati në koalicione nuk përputhet. Edhe si e vetme besojmë se do ta kalonim pragun”
.

Shperndaje në: